MORE QUALITY FOR YOUR LIFE

Prej MË SHUMË SE 35 VJETËSH ne të LR besojmë te MË SHUMË! Përveç më shumë shëndet dhe bukuri kjo gjë do të thotë për ne: më shumë liri, më shumë bashkësi, më shumë familje, më shumë mundësi ... Produktet tona inovative, cilësore të shëndetit dhe të estetikës „Made in Germany“ forcojnë shëndetin dhe rrisin mirëqenien. Ato zhvillohen bazuar në njohuritë më të reja shkencore dhe prodhohen me përbërësit e natyrshëm më të mirë.

Kompania

LR Health & Beauty u themelua në vitin 1985 në Ahlen-in e Vestfalisë, ku edhe sot e kësaj dite gjenden ende zyrat tona qendrore dhe ambientet tona të prodhimit. Ndërkohë ne jemi aktiv në 32 vende dhe jemi rritur si një nga kompanitë më të suksesshme të shitjes së drejtpërdrejtë në Evropë.


Produktet

Ne zhvillojmë produkte shëndeti dhe estetike me cilësi të lartë, inovative dhe të kontrolluara nga ana cilësore dhe bazuar në njohuritë më të reja shkencore dhe i prodhojmë ato me përbërësit e natyror më të mirë.


Cilësia

Produktet tona cilësore – me shumë pak përjashtime – prodhohen në Gjermani, duke respektuar standarde të larta të cilësisë dhe pa kryer eksperimente te kafshët. Institute të pavarura dhe të njohura kontrolli, ndër të tjera SGS INSTITUT FRESENIUS si dhe IASC (International Aloe Science Council), konfirmojnë rregullisht cilësinë e produkteve tona.


Aloe Vera

Prej më shumë se 18 vjetësh ne jemi ekspertë të Aloe Vera dhe një nga prodhuesit më të mëdhenj të produkteve të Aloe Vera. Aloe Vera është për shkak të substancave të saj vepruese një multitalent e vërtetë. Shtresa që gjendet në brendësi të fletës përmban mbi 200 substanca vitale. Për më tepër ajo përforcon disponueshmërinë biologjike të substancave të rëndësishme ushqyese, përmes së cilës vitaminat absorbohet më mirë nga trupi.


LR-BORDI DREJTUES
10_2023_geschaeftsleitung_andreas_laabs
CHIEF EXECUTIVE OFFICER
Dr. Andreas Laabs

Si CEO i LR Group, Dr. Andreas Laabs është përgjegjës për zhvillimin strategjik dhe menaxhimin operacional.


10_2023_geschaeftsleitung_thomas_heursen
General Manager Global Partner Relations
Thomas Heursen

Thomas Heursen si Drejtor i Përgjithshëm për Marrëdhëniet Globale të Partnerëve kujdeset për ruajtjen e kontaktit me partnerët në mbarë botën dhe është përgjegjës për kualifikimin dhe trajnimin e mëtejshëm të partnerëve të shitjeve.


10_2023_geschaeftsleitung_andreas_gootz
General Manager Legal & New Markets
Andreas Grootz

Si Menaxher i Përgjithshëm, Andreas Grootz është përgjegjës për Departamentet Ligjore, Tregjet e Reja, Çështjet Rregullatore, Auditimin e Korporatës, Përputhshmërinë, Sigurinë dhe Rrezikun e Informacionit.


10_2023_geschaeftsleitung_patrick_sostmann
General Manager Sales & Marketing
Patrick Sostmann

Si Menaxher i Përgjithshëm i Shitjeve dhe Marketingut, Patrick Sostmann është përgjegjës për rajonet e shitjeve globale, si dhe për departamentet e Operacioneve dhe Marketingut Global të Shitjeve.


GURËT KILOMETRIKË TË LR-së
2022

Më 27 maj, Dr Andreas Laabs merr detyrën e Kryeshefit Ekzekutiv (CEO) dhe përgjegjësinë e menaxhimit për të gjithë Grupin LR. Përveç kësaj, Andreas Grootz bëhet Drejtori i ri Menaxhues. Nga ana e produktit, viti 2022 shënohet nga 20 vjetori i Aloe Verës, i cili festohet me një fushatë të madhe dhe aktivitete të shumta. Përveç kësaj, LR do të demonstrojë edhe një herë forcën e saj novatore me prezantimin e ZEITGARD PRO COSMETIC DEVICE. E veçanta e produktit të ri qëndron në teknologjinë e tij të jashtëzakonshme: pajisja kozmetike për përdorim në shtëpi me bashkëngjitjet e saj të këmbyeshme mundëson katër rutina të kujdesit njëherësh. Çmimi gjerman i dizajnit në kategorinë "Bath and Wellness" është dëshmi se dizajni modern dhe i përjetshëm i produktit është gjithashtu bindës në të gjithë linjën.


2021

Në vitin 2021, LR zgjeron biznesin e saj ndërkombëtar dhe hap një treg të rëndësishëm strategjik me filialin e saj të ri në Korenë e Jugut. Për më tepër, LR është një nga fituesit e çmimeve të konkursit "Top 100", i cili përdor 120 kritere testimi për të ekzaminuar përsëritshmërinë e arritjeve të inovacionit, d.m.th. nëse risitë janë rezultat i një qasjeje të planifikuar apo produkt i rastësisë. Konvertimi i të gjitha paketimeve LR në material të certifikuar nga FSC® përfaqëson gjithashtu një moment historik dhe kontribut të rëndësishëm për menaxhimin e qëndrueshëm të korporatës.


2020

Dy arsye për të qenë të lumtur: LR Health & Beauty feston 35-vjetorin e lindjes në 2020. Në të njëjtën kohë, viti i përvjetorit do të hyjë në historinë e kompanisë si viti më i suksesshëm i biznesit. Me prezantimin e LR LIFETAKT NIGHT MASTER, kompania e shitjeve të drejtpërdrejta zgjeroi portofolin e produkteve për të mbuluar gjithashtu segmentin e "gjumit". Në qershor, produkti i ri mori çmimin German Brand Award 2020. Aplikacioni i ri "LR Connect" është në dispozicion të komunitetit LR që nga mesi i dhjetorit, i cili është i përshtatshëm për çdo strukturë të shitjeve.


2019

Një vit i mbushur me sukses: Në vitin 2019 LR kishte 11,000 karriera të reja dhe hodhi në treg produkte të mrekullueshme! Në muajin shkurt kompania hyri në sektorin "Beauty Food" dhe filloi zyrtarisht shitjen e "5in1 Beauty Elixir ". Në qershor LR mori German Brand Award. Një tjetër arsye për t'u krenuar: LR Global Kids Fund festoi përvjetorin e tij të dhjetë.


2018

Që nga janari, LR Global Kids Fund ka bashkëpunuar me organizatën "SOS Children Villages International". Në prill organizata u vlerësua me "Kupën e Fshatit të fëmijëve SOS" në bronz për angazhimin e saj. Në fillimi të vitit, LR prezantoi një markë të re: LR LIFETAKT që kombinon suplementet ushqimore të klasit të parë me këshilla të ekspertëve mbi ushqimin, stërvitjen dhe stilin e e jetës dhe kriijon një zgjidhje individuale gjithëpërfshirëse. Me pluhurin Mind Master Extreme dhe linjën Nutri Reapir Hair Care, dy produkte të tjera u promovuan me sukses. Më 2 Shkurt, Fabrika e re e prodhimit të Aloe Vera-s u hap në selinë e kompanisë në Ahlen.


2017

Viti i risive: Së pari, fillimi i ndërtimit të fabrikës sonë të prodhimit të Aloe Verë-s në Ahlen në shkurt, më pas hedhja në treg e markës sonë të re ALOE VIA në qershor dhe së fundmi fillimi i programit Onboarding për partnerët LR në tetor. 2017 ishte një vit i mbushur me ngjarje.


2016

LR entuziazmon: Me kërkimet tona intensive në fushën e bukurisë në janar, si edhe me 200 Mercedes-Benz të klasit A për partnerët tanë LR! Ndërsa në shtator hapet vendndodhja jonë në ish-minierën e “Westfalen” tregu turk arrin zhvillimin më të mirë ndër shumë tregje në rritje.


2015

30 vjet LR: Kjo ishte për t’u festuar. Me hedhjen në treg të parfumit të parë të Guido Maria Kretschmer në Fashionweek Berlin, me produktin risi LR ZEITGARD dhe dy çmime: Astra Award i European Direct Selling Association dhe me »Company of the year 2015«-Award.


2014

Një vit plot revolucione: Koncepti ynë i ri për klientët, e-shopi i ri dhe spoti i parë televiziv i LR-së në ekranet e Gjermanisë karakterizojnë vitin 2014. Në Francë, Turqi dhe Poloni LR-ja feston përvjetorin e 10-të të saj, ndërkaq në Portugali, parfumi i yllit televiziv Christina Ferreira (MEU) thyen të gjitha rekordet e shitjeve të LR-së.


2013

Më shumë yje, më shumë risi më shumë zgjerim: Që në fillim të këtij viti, super modelja Karolina Kurkova është pjesëtare e familjes LR me parfumin e saj krejt personal. Risia mbarë botërore, Mind Master Brain & Body Performance Drink, entuziazmon klientët që prej mesit të vitit. »Zgjerimi në Lindje« në vitin 2013 sjell rritje edhe me të madhe.


2012

Atmosferë ditëlindje tek LR: Aloe Vera feston 10-vjetorin e saj. Në shtator hapet dega e re në Astana, kryeqytetin e Kazakistanit. Dhe sikur e gjitha kjo të mos mjaftonte, LR fiton për Çmimin e Marketingut për fushatën Bruce Willis dhe hedh në treg parfumin e parë për femra nga ylli i filmave, »Lovingly« by Bruce Willis.


2011

LR zgjerohet në drejtim të Lindjes: Në prill LR-ja hyn në tokën ruse dhe hap një tjerët degë të re. Pak muaj pas fillimit të biznesit, do të jepen çelësat për Mercedesin e parë të LR-së në Moskë dhe Rusia ngjitet në Top 5 vendet më të suksesshme.


2010

25 vjet LR – Bruce Willis feston me ne: Në prezantimin e parfumit të parë të Willis në Frankfurt, super-stari nuk mund të rezistonte dot pa u paraqitur personalisht përpara rreth 15.000 partnerëve nga 30 vende LR, në Frankfurt Festhalle. Me shumë entuziazëm u prit edhe sistemi ynë i përmirësuar i shpërblimit, si edhe futja e LR Porsches.


2009

Parfumi LR zgjat më shumë: Së bashku me Dermatest, LR ka kryer një studim në vitin 2009 për të verifikuar kohëzgjatjen e parfumeve. Rezultati: Parfumet e LR-së kanë një kohëzgjatje të shkëlqyer. Nuk ka më asgjë që do të pengonte ri-hedhjen në treg të parfumit.


2008

LR shënon një rekord botëror: Në 2008-ën vijon zgjerimi i konceptit të makinës LR me LR Polo. Dorëzimi i parë i makinës bëri bujë në media! 265 makina formual logon e LR-së duke siguruar kështu një vend në librin e rekordeve Guinness.


2007

Suksese me rritme të shpejta: Në vitin 2007 LR-ja hedh në treg produktet më të shitura Colostrum, Serox, Nanogold dhe Microsilver Pastën Dhëmbësh të certifikuara nga instituti SGS INSTITUT FRESENIUS. Krahas kësaj LR shpërndan 1 milion Euro çmime në konkursin e madh të shitjeve dhe marketingut Champions Race.


2006

Me një mesazh të qartë: Në vitin 2006 »LR International« bëhet »LR Health & Beauty Systems«. Nën motot »Feel good. Look great« dhe »Your chance to change« marka pozicionohet tashmë në Itali dhe Spanjë. Ndër yjet më të mëdhenj të SHBA-së bëhen pjesë e Star-Box-it tonë ekskluziv.


2005

Çdo muaj më shumë LR: Krahas katalogut vjetor të suksesshëm, LR nxjerr për herë të parë dhe katalogë mujorë. Një arsye tjetër për të festuar ishte edhe 20 vjetori i firmës. Festimi nën moton “1001 Netë” në Yemen, në vendndodhjen e ekspozitës së Hanoverit, ishte një event i vërtetë LR.


2000 - 2004

LR zgjatet për të kapur yjet: Në vitin 2004 kemi hapur filiale në Ukrainë, Poloni, Turqi dhe në Qipro. Krahas suplementeve ushqimore në vitin 2002, LR nxjerr në treg Aloe Vera Drinking Xhel. Shumë yje janë të bindur për vlerat e markës LR – rezultat i kësaj janë linjat ekskluzive të parfumeve të krijuara së bashku.


1995 - 1999

Vazhdojmë të zhvillohemi me shpejtësi: Në përvjetorin e saj të10-të, LR krijon konceptin e saj unik të makinës. 200 partnerë marrin në dorëzim Mercedesët e tyre LR dhe revista e Mercedes Benz shkruan një artikull mbi këtë. Vijon hapja e degëve në Zvicër, Norvegji, Finlandë, Portugali, Francë, Çeki, Sllovaki dhe Rumani.


1990 - 1994

Mbërritja në krye: Pas vetëm pesë vitesh konkurrencë ndërkombëtare, LR shënon për herë të parë një xhiro vjetore prej mbi 1 milion DM. Hapen filiale në Austri, Holandë, Suedi, Greqi, Danimarkë, Belgjikë dhe Luksemburg. Dalin parfumet LR-All-Time-Classic, Harem dhe Jungle Man.


1985 - 1989

Përpara me hapa të mëdhenj: »LR Cosmetic« themelohet në vitin 1985 në Ahlen. Gama fillestare e përbërë nga disa linja parfumesh dhe produkte për kujdesin e trupit do të zgjerohet 2 vjet më vonë me linjën »Line Racine«. Në vitin 1989 LR kapërcen kufrin e parë magjik: Shitet parfumi i 1.000.000-të.


LR LogoLR Company Claim
Vendi/Rajoni dhe Gjuha
AL
sq
WFDSA
DSE

Dermatest

VW
LR Health & Beauty © 2024